47 kilogramë kanabis u kap në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës.Lënda narkotike sipas policise u sekuestrua ne një makinë të vogël.
Zbulimi i kanabisit u bë gjatë kontrollit në vijën e dytë thuajse 24 orë më parë, por policia e Korçës nuk dha detaje.
Sipas të dhënave nga burime policore, makina ku ishte fshehur droga ka kaluar fillimisht kontrollin në sportelin e përpunimit te dokumentacionit.
Nuk bëhet e ditur sa persona ndodheshin ne automjet dhe as identiteti i tyre nderkohe qe priten te dhenat zyrtare te policise.
