Guardia di Finanza sekuestroi 2 tonë e 322 kg lënde narkotike në zonën e San Benedetos në Itali.Sipas policisë së shtetit gomonia oqeanike ka mundur të shkarkojë në breg të detit lëndën narkotike dhe është larguar në ujrat detare mes Kroacisë dhe Malit te Zi duke i shpëtuar ndjekies së skuadrave të GdF.
Guardia di Finanza mundi të sekuestrojë vetëm lëndën narkotike dhe 625 litra benzinë, si dhe arrestuan dy persona të cilët ishin me një furgon gati për të transportuar lëndën narkotike, konkretisht shtetasi shqiptar rezident në Itali K.D, 24 vjeç dhe shtetasi italian R. A. 63 vjeç.
Për rastin vijojnë hetimet pasi gomonia ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes që ka zgjatur disa orë derisa ka humbur gjurmët në ujërat mes Kroacisë dhe Malit të Zi./sosnews 