Janë sekuestruar një sipërfaqe totale prej 285 mijë metra katrorë tokë në zonën bregdetare Rana e Hedhun, në Shëngjin,nga Prokuroria Lezhë,pasi dyshohet se është përfituar në bazë të dokumentave të falsifikuara.

Prokuroria sqaron se toka është e ndarë në pesë parcela dhe aktualisht gjendet në pronësi të personave të ndryshëm.

Prokuroria e Lezhës nisi hetimin, në bazë të kallëzimit të një shtetasi, i cili posedon dokumenta zyrtarë për pronësinë mbi këtë tokë, por që në fakt rezulton se është regjistruar në emër të personave të tjerë.

Pasuria me nr. 938/4,  me siperfaqe totale 210 306 m2 si dhe transaksionet  qe jane bërë më pas mbi këtë pasuri.

Konkretisht një pjesë e tokës në këtë zonë i përket Gj.C. me vendim gjykate të vitit 2006.Por në Shtator të vitit 2017,toka për të cilën ai është njohur trashëgimtar është rregjistruar në emër të personave të tjerë të cilët nuk janë banorë të zonës së Mali të Rencit (Rana e Hedhun), por janë banorë të një njësie tjetër të qarkut Lezhë. E megjithatë, ata kanë regjistruar këto prona me vërtetime të aktit të marrjes së tokës në pronësi, në bazë të ligjit nr.7501/1991 “Për Tokën”.

Në praktikat e regjistrimit, rezulton se parcelat janë të deklaruara si të përfituara nga familjet e Frrok Frrokut, Vasil e Pjetër Gjoni dhe Nikoll Tinaj, në bazë të ligjit nr. 7501/1991.

Ndërkohë, rezulton se një pjesë e parcelave të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme janë tjetërsuar, duke ua shitur personave të tretë.

Në këto kushte, Prokuroria e Lezhës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se parcelat, sipërfaqja totale e të cilave është rreth 285 mijë metra katrorë, është përfituar dhe regjistruar në bazë të dokumentave të fallsifikuar.

Për këtë arsye u vendos sekuestrimi i pacelave:

– Pasuria me nr. 959/1, me sipërfaqe 7382 m 2. si dhe transaksionet  që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.

– Pasuria me nr. 552/2, me sipërfaqe 16 107 m 2, si dhe transaksionet  që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.

– Pasuria me nr. 821/19 , me sipërfaqe 25296 m 2, si dhe transaksionet  që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.

– Pasuria me nr. 921/18 , me sipërfaqe 25146 m 2, si dhe transaksionet  që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version