Policia e Genovas,Itali pas një operacioni të mirëorganizuar ka arritur të sekuestrojë 75 kilogramë kokainë, në Portin e Genovas.
Sipas mediave, janë prangosur pese persona, dy nga të cilët shtetasit shqiptare Besnik Dauti, 38 vjeç, dhe Artur Mahmutaj, 37 vjeç, dyshohet të jenë krerët e bandës së narkotrafikut të shkatërruar nga autoritetet italiane.
Prapa hekurave ka përfunduar edhe bashkëpunëtori i shqiptarëve, Carmelo Rao, i cili ishte edhe personi i ngarkuar me transportimin e drogës.
Në pranga ka rënë dhe 45-vjeçari Massimo Rocca,i cili i ndihmonte në port.
Gjatë operacionit janë kapur 75 kg kokainë, e cila futej në Itali përmes portit të Xhenovas e më pas shpërndahej në të gjithë vendin.//sosnews.al

