21 790 paund, 10 000 franga dhe 800 euro janë sekuestruar në Rnas, shuma të cilat u përkisnin dy personave. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se V. K., 33 vjeç, banues në Elbasan kishte improvizuar një brez në trupin e tij dhe i kishte vendosur brenda tij 21 mijë e 790 paund në mënyrë që të mos u deklaronte. Ndërsa malazezit, V. K., 47 vjeç i janë gjetur 10 000 franga dhe 800 euro në çantën e dorës.
Njoftimi zyrtar Rinas: Kontrolle të shtuara për goditjen e krimeve ndërkufitare, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Action”. Plani operacional, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, FRONTEX-in dhe me përfaqësuesit e programit “EU4FOCAL”. Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë. Kishte fshehur në trup 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte, procedohet penalisht 33-vjeçari. Procedohet penalisht dhe një shtetas malazez që nuk deklaroi 10 000 franga zvicerane dhe 800 euro. Sekustrohen 21 790 paund, 10 000 franga dhe 800 euro. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Action”, pjesë e të cilët janë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, FRONTEX dhe programi “EU4FOCAL”, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë shtuar kontrollet për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u kalua në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi V. K., 33 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një brez i improvizuar, në të cilën kishte fshehur 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte. Gjitashtu, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi malazez V. K., 47 vjeç, të cilit, në çantën e dorës, i janë gjetur 10 000 franga dhe 800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore. Në vijim të veprimeve, shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlere”, për secilin nga këta 2 shtetas.



