Gjenden 109 kg lëndë narkotike kanabis në fshatin Kus në zonën e Kasharit, të cilat ishin hedhur mes shkurreve.
Gjatë ditës së djeshme shërbimet e policisë të Komisariatit nr.6 në kryeqytet bazuar në informacionet e marra,në territorin e fshatit Kus, Kashar, kanë gjetur të fshehur apo hedhur lëndë narkotike Cannabis Sativa në një territor të pyllëzuar.

Policia ka sekuestruar në një korije me shkurre, 109 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, të pa ambalazhuar, të hedhur mes shkurreve.

Lënda narkotike dyshohet se është hedhur nga poseduesit, si rezultat i presionit dhe kontrollit të vazhdueshëm që policia po kryen për të goditur këtë aktivitet kriminal megjithatë policia po vazhdon punën për evidentimin dhe kapjen e autorëve.sosnews.al
