Në bazë të informacioneve të mara policia ka ushtruar kontrolle në banesa ku dhe ka arritur të arrestojë 6 persona si dhe ka shpallur një në kërkim.
Operacionet un ndërmorën në qytetet e Sarandës dhe në Vlorës ku u sekuestruan 38.8 kg drogë.
Në fshatin Kotë të Vlorës u arrestua E.D.,33-vjeç,pasi gjatë kontrollit që është ushtruar në banesë, në oborr i janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë sintetikë,me Cannabis Sativa, në total 9.7 kg.

Policia e Sarandës arrestoi:
-Mustafa Idrizllari, pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 22 kg Cannabis Sativa. Ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kontrollit në banesë.
-F.Idrizllari, 59 vjeç, banues në Vrinë,pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë
-A.Pashaj, 57 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit të ushtruar i janë sekuestruar 3.7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
-F.Pashaj, 54 vjeçe, banuese në Vrinë, pasi kundërshtoi punonjësit e policisë si edhe ka favorizuar një prej të arrestuarve E.I., të largohet prej mjetit të policisë
– Kosta Pashaj, 26 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur e sekuestruar 3.4 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe dyshohet se i ka marrë me dhunë 30.000 mijë lekë F.M.

– Policia Sarandë ka shpallur në kërkim shtetasin Ermir Idrizllari, 26 vjeç, pasi në banesën ku jeton me babain, shtetasin M.I., i janë sekuestruar 22 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Ai po ashtu në bashkëpunim me Kosta Pashaj i kanë marrë me dhunë 30.000 lekë shtetasit F.M.


