Vrasja e dy shqiptarëve në Nea Smyrni lidhet me vrasje të bashkëatdhetarëve të tjerë. Mediat greke, raportojnë sot se autori që vrau pak ditë më parë, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, ka ekzekutuar dhe dy shqiptarë të tjerë.
Bëhet fjalë për vrasjen e Ari Papën, 32-vjeç nga fshati Dhiver i Sarandës, i ekzekutuar me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal ne “Sepolia” Athinë në maj 2021 dhe Dikenc Halilin, 39-vjeç nga Tepelena, ekzekutuar me armë zjarri në një lokal në “Agio Pavlo” Athinë në tetor 2021.
Sipas policisë të treja ekzekutimet kanë ngjashmëri.
Nga ana tjetër “To Vima” shkruan se ka dyshimet se urdhri për vrasjen e një javë më parë të jetë dhënë nga shqiptarë që ndodhen në burgjet e Greqisë jugore dhe që janë të dyshuar edhe me parë për ngjarje të tilla të ngjashme.
Konkretisht po hetohet roli i dy shtetasve shqiptare të burgosur, njeri i përfshirë me parë në një arratisje masive dhe tjetri një person që është hetuar nga shumë sektori të policisë, përfshirë dhe Anti-Terrorin.
Dy shqiptarët, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja, cilët ishin ulur së bashku në një tavolinë lokali. Shënjestra ishte Çerçizaj mirëpo në fund vdiqën të dy. 44-vjeçari konsiderohet si humbje kolaterale nga policia që po heton rastin. Nga plumbat mbeti e plagosur edhe një 31-vjeçare greke, e cila mori dy plumba. Vajza ishte rastësisht në lokal dhe po pinte me motrën e saj.

