Arrestohen nga policia e Krujës babë e bir pasi kërcënonin 64-vjeçarin duke i kërkuar shuma të mëdha parash.
Sipas policisë Agim Çangu 46 vjeç dhe Gentian Çangu 19 vjeç i dërgonin mesazhe kërcënuese në celular 64-vjeçarit H.L duke i kërkuar 20 mijë Euro.
Pas denoncimit të 64-vjeçarit dhe në përfundim të hetimeve policia arrestoi at e bir ku dhe iu sekuestruan 4 celularë, 12 karta SIM të kompanive të ndryshme telefonike dhe një çifte.//sosnews.al

