Karabinierët në Padova të Italisë kanë shkatërruar një bandë kriminale që vidhte banesat edhe në prani të viktimave.Numërohen me qindra shtëpi të vjedhura në Italinë veriore.
Në pranga kanë rënë gjashtë shqiptarë. Dy prej tyre janë vëllai dhe nipi i Vasil Rama, i njohur si shoferi famëkeq i audit të verdhë,i cili terrorizoi Italinë veriore në vitin 2016.
Është një familje e tërë shqiptare, të cilët në disa raste gjatë grabitjeve për ti shpëtuar policisë hidheshin nga lartësi të mëdha. Banda do të largohej nga territori italian. Hetuesit kanë mundur të rekuperojnë një shumë prej mbi 100 mijë Euro, para që ju gjetën shqiptarëve të arrestuar.sosnews.al
