Personi qe shihni ne foto eshte 20 vjeçari nga lazarati i cili u arresta ne SHBA. Ruhan Hiraj akuzohet se eshte nje nga pjesemarrestit ne vrasjen e efektivit te RENEA-s Ibrahim Basha ne qershor te 2015-es ne Lazarat. Per arrstimin e tij policia e shtetit ka bashkepuniar me FBI ndersa per Hirajn gjykata e krimeve te renda ka caktuar masen e sigurise “arrest me burg”.
Në 24.06.2015, forcat speciale RENEA janë futur/kanë ndërhyrë në fshatin Lazarat, Gjirokastër pas një informacioni për të shtëna me armë nga persona të panjohur.
Gjatë ndërhyrjes i arratisuri bashkë me persona të tjerë ka vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë Ibrahim BASHA si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie.
- ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtesisë, janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin sa më shpejtë të jete e mundur të shtetasit Ruhan HIRAJ drejt Shqiperisë..
