Një incident ka ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku është shembur ballkoni i një apartamenti në katin e tretë të një pallati.

Sipas policisë, ka rënë nga ballkoni dhe shtetasi I.H. 32 vjeç. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.12.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5, në Kavajë, është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, shtetasi I. H., 32 vjeç.    

Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version