Të tjera detaje kanë dalë pas ngjarjes së djeshme në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagosën 5 persona të tjerë. Fatjon Murati, i cili ishte edhe objektivi i atentatit të mbrëmjes së djeshme, ka qenë boksier profesionist. Ai ka ushtruar aktivitetin e tij në sportin profesionist para 11 viteve dhe është i njohur në botën e sportit.

Murati ka garuar për titullin kampion bote në Federatën IBF Junior kundër Francesco Versaçit. Në atë periudhë ai jetonte në Gjermani dhe në përballjen për titullin kampion, ai nuk regjistronte asnjë humbje. Karrierën në Boks Murati e kishte nisur në Shqipëri, ku edhe ishte spikatur për talentin e tij dhe në vitin 2008 ai hyri në boksin profesionist në Mynih të Gjermanisë. 

Murati është një emër i njohur edhe për drejtësinë Italiane, ku dyshohej si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe vjedhjeve. Më pas emri i tij u përmend vitin e kaluar, kur u arrestua teksa ishte në një makinë me Endrit Doklen.

Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version