Një sherr me kaçavida ka ndodhur mes disa të rinjve, mbrëmjen e sotme në Elbasan. Nga të dhënat paraprake bëhen me dije se gjatë përleshjes, njëri prej tyre ka marrë plagë të rënda dhe është nisur me urgjencë për në spitalin e Elbasanit, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Deri më tani raportohet se shkak ka qenë një vajzë, por deri më tani nuk dihen detaje pasi nuk ka asnjë edhe një njoftim zyrtar nga Policia e Elbasanit. Megjithatë është mësuar se autori është shoqëruar për në Komisariat, për të dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version