Një konflikt i çastit në Burrel ka përfunduar me plagosjen rëndë të dy vëllezërve të rinj.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele rreth orës 14:50 në qytetin e Burrelit, më konkretisht në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Koliqit’. Vëllezërit Ardit, 22 vjeç dhe Kristin Hysa, 19 vjeç janë goditur me thikë nga një person i identifikuar si 35-vjeçari Gerlad Buci, i cili pas sherrit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Të dy vëllezërit janë transportuar me helikopter te Trauma dhe mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë.
Policia njofton se po punohet për kapjen e autorit të dyshuar. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa Policia po heton për të zbardhur të plota rrethanat.

