Shefi i Krimeve në Komisariatin e Devollit Pashk Syziu është vënë nën hetim nga policia për akuzën e veprimeve arbitrare në lidhje me konfliktin mes Deizi Arapit e njohur ndryshe si ‘Gangsterja e Bilishtit’ dhe të riut Marsel Buçi.

Mbrëmjen e djeshme këta dy të fundit janë shoqëruar në komisariat pas konfliktit të nisur pas djegies së makinës së Marsel Buçit.

Familjarët e të riut kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati pasi ai pretendon se shefi i Krimeve e ka goditur në zyrë pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Mësohet se në lidhje me këtë rast është bërë ankesë pranë Agjencisë së Mbrojtjes Policore. Aktualisht shefi i krimeve ëshhtë pezulluar për tre ditë nga detyra deri në përfundim të nisur nga AMP nëse ka apo jo shkelje nga ana e tij.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version