Një plagosje me thikë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në lagjen nr.17 në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur një i ri, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

I riu është futur menjëherë në sallën e operacionit, pasi mjeti prerës i ka shkaktuar plagë të shumta në gjoks. Ndërkohë që ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Deri më tani mësohet se Policia e Shtetit ka nisur hetimet, por ende nuk dihet se kush është personi që ka plagosur të riun, i cili ende nuk është identifikuar. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version