Sherr në ambientet e Shërbimit Social Shtetëror në Vlorë, goditet një punonjëse e institucionit.

Policia e Vlorës bën me dije se kanë referuat materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin V. L., 29 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e Shërbimit Social Shtetëror, ka thyer një komjuter dhe ka goditur një punonjëse të këtij institucioni.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko–Financiare, ndaluan shtetasin K. Gj., 57 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 22.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumenta me qëllim përfitimin e pronësisë së një sipërfaqe toke në Himarë.

Panorama mëson se i arrestuari është Kristi Gjoka, i cili nuk ka lidhje me operacionin Formulari dhe te arrestuarit e disa diteve me pare në qytetin bregdetar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version