Tre persona u përfshinë në një konflikt, në lagjen Pavarësia të Vlorës ndërsa konfrontimi fizik përfundoi me një të plagosur.
Sipas policisë së qytetit bregdetar personat e dyshuar ndodheshin në një lokal kur u përplasën për motive banale.
Fillimisht sherri nisi me fjalë e në fund përfundoi me përdorimin e thikave.
Nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë një person, me iniciale I.I. Gjithashtu, plagë mori edhe një tjetër me iniciale K.I, si dhe 25 – vjeçari Antonio Veizaj I cili sipas bluve është dhe një nga autorët e dyshuar.
