Konsumi i alkoolit midis dy të rinjve u bë shkak për plagosjen e një 36- vjeçari. Ngjarja ndodhi në një lokal në qytetin e Gramshit.

Policia tha se 28-vjeçari Feta Bezati, goditi me thikë shtetasin Andi Dragoti, 36- vjeç. Policia tha se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit midis dy burrave. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas parakalimit të makinës nga ana e 36-vjeçarit. Njëri prej tyre e ka akuzuar tjetrin se i ka prerë rrugën teksa ka qenë në lëvizje. Në debat e sipër Bezati e ka goditur Dragotin katër herë me thikë. Ai ka përfunduar me urgjencë fillimisht në spitalin lokale dhe më pas në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranës ku ka marrë ndihmën mjekësore.

ÇFARË THA POLICIA

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, forcat e rendit janë vënë në lëvizje, duke arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes. “Goditi me thikë 36- vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori. Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version