4 persona mbetën të plagosur me armë pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e Laprakës brenda një lokali ndërsa policia shpalli në kërkim Arben Seferin i cili dyshohet si autor i plagosjes së katërfishtë.

Sipas bluve të plagosur mbetën Avni Biberi 46 vjeç,Bujar Mrisha 39 vjeç,Erjon Leka 31 vjeç dhe Bledar Gusturami 33 vjeç.

Ata u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e policisë mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë 31 vjeçari Erjon Leka ndërsa të plagosurit e tjerë ishin klientë të rastësishëm por ende nuk dihen motivet e sulmit.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të Arben Seferit pasi dyshohet se në bashkëpunim dhe me një person tjetër qëlloi me armë mbi të plagosurit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version