Aksidentet në shqipëri janë një fenomen shqetësues.
Pothuajse çdo ditë në rrugët e vendit ka viktima ndërsa përveç shkaqeve kryesore si shpejtësia apo parakalimi i gabuar duket se edhe nezglizhenca e drejtuesve të mjeteve po merr jetë.
Nga analiza e policisë rrugore sipas burimeve të SOSNEWS rezulton se 39 mijë automjete po qarkullojnë në rrugët e vendit pa i’u nënshtruar kontrollit teknik që duhet të kalojnë me detyrim një herë në vit.
Kjo do të thotë se shumë mjete mund të përshfihen në aksidente për shkak të amortizimit të tyre apo mos funksionimit brenda standarteve të sigurisë rrugore.
Ky fakt ka bërë që policia rrugore të rrisë kontrollet ndërkohë që nga analiza e saj rezulton po ashtu se shumë automjete e kalojnë kontrollin teknik në mënyrë fiktive përmes rryshfeteve duke u kthyer në burim aksidentesh dhe rrezik evident për përdoruesit e rrugës.

