Atentat i 20 Qershorit në zonën e Shkozetit ndaj të fortit të Durrësit Plaurent Dervishaj dhe dy shokëve të tij Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhiaj është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Në pamjet e siguruara nga sosnews.al dallohet momenti kur dy persona të armatosur me kallashnikov dhe të maskuar dalin nga një automjet dhe qëllojnë drejpërdrejtë ndaj “Range Roverit” ku udhëtonin Dervishaj dhe dy miqtë e tij.

Ata dyshohet të jenë makina e dytë që është përdorur në atentat pasi nga mbrapa  “Range Rover-it” është qëlluar nga persona të tjerë që lëviznin me makinë tjetër. Sapo përplaset me murin rrethuese të biznesit dy autorët e tjerë të maskuar që duken në këtë video pozicionohen dhe qëllojnë në drejtim të shenjestrës.

Pasi makina largohet, në video duket Bashkim Haxhiaj që del nga sedilja e mbrapme e Range Roverit dhe me pistoletë në dorë del me shpejtësi dhe qëllon ndaj autorëve.

Policia ka arrestuar shokun e Plaurent Dervishajt, Bashkim Haxhiajn nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.Bashkim Haxhia, është ekstraduar disa vite më parë nga Italia, pasi në Shqipëri ishte dënuar me 20 vite burgim i akuzuar për vrasje, katër rrëmbime personi dhe grabitje.

Bashkim Haxhia akuzohej nga drejtësia shqiptare për bashkëpunim në serialin e përgjakshëm të vrasjes së pesë personave brenda 24-orëve, ndodhur në qershor 1997 në Durrës. Pasi është arrestuar kohë më parë në Milano, Bashkim Haxhia u ekstradua nga agjentët italianë të Interpolit.

Haxhia është hetuar për disa krime të kryera në vendin fqinj, si shpërndarje droge dhe trafik prostitucioni. Bashkim Haxhia është dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Elbasanit, së bashku me Astrit Gjepalin, i cilësuar si kapo i bandës, Naim Qerimin dhe Mirush Jarecin, anëtarë të grupit.

Ngjarja  e fundit (20 Qershor 2019) dyshohet të jetë kryer për hakmarrje dhe larje hesapesh dhe shenjestër të ketë qenë 47 vjeçari Plarent Dervishaj, i njohur si i forti i Durrësit dhe me precedentë të mëparshëm penal.

Dervishaj është dhe në lidhje krushqie me eksponentin tjetër të botës së krimit Lulzim Berisha i cili dy vite më parë u lirua nga burgu edhe pse ndaj tij rëndonin akuzat e vrasjes./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version