Një 21-vjeçar ra në prangat e policisë Tiranë pasi akuzohet se tregtonte gaz të kontrabanduar, në një ambient të përshtatur dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në operacionin policor të koduar “Metalic” arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 21 vjeç, banues në Babrru.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M., në lagjen “Skënderbeu”, në Babrru, kishte përshtatur një ambient në të cilin tregtonte gaz të kontrabanduar dhe këtë aktivitet nuk e kishte deklaruar në organet kompetente.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u konstatua një pompë karburanti dhe një depozitë metalike, e mbushur me 1500 litra gaz, që dyshohet se është i kontrabanduar, si dhe 28 bombola gazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version