Dy specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Korçë(E.G dhe A.P.),janë shkarkuar nga detyra dhe ndaj tyre është ngritur një padi pasi kanë zhdukur dy kartela pronësie.

Kryeregjistruesi Elion Semanaj ka firmosur ndërprerjen e marrëdhënies së punës për dy punonjësit pasi është verifikuar se në bashkëpunim kanë zhdukur dy kartela pronësie.

Nisur nga kjo grupi i posaçëm i ngritur pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë së institucionit,kanë evidentuar se dy punonjësit e zyrës, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në këtë vepër penale.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version