Gjashtë persona, mes tyre dhe shqiptarë, janë vënë në pranga pasi akuzohen për prodhim dhe trafik droge. Operacioni është zhvilluar në Espluga Calba dhe mësohet se gjatë tij janë sekuestruar 2667 bimë marijuanë dhe 27 kilogramë gjethe të thata marihuana.

Grupi ra në sy pasi për shkak të pajisjeve që përdornin kishin lënë pa energji elektrike gjysmën e qytetit.

Ata kishin montuar shtatë impiante të brendshme në të cilat kishte pothuajse tetëdhjetë drita dhe transformatorë elektrikë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version