Policia arrestoi pas gati 6 muajsh arrati Mikel Doçin, i riu i cili u iku policëve të komsiariatit të Shkodrës.
Në kohën që do transportohej për në dhomat e paraburgimit 24 vjeçari u arratis duke përfituar dhe nga kushtet e këqia të komisariatit të Shkodrës.
Në atë kohë Ministria e Brendshme pezulloi 7 punonjës të komisariatit të Shkodrës por problemi nuk ishin ata por kushtet skandaloze të dhomave të shoqërimit, dritaret e të cilave nuk kishin hekura izolues.
