Një 20 vjeçar mbeti I plagosur rëndë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen “Kiras” të qytetit të Shkodrës. Hermes Beqiri banues i zonës u qëllua nga një i ri i cili u arrestua pak minuta më vonë.
20 vjeçari ka qënë në ambjentet e brendshme të një lokali kur atentatori Asmer Bilali i qëlloi në drejtim të tij me pistoletë.

Menjeherë i riu u transportua për në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë dy plumba në pjesën e kraharorit.
Bilali u kap bashke me armen pistolete dhe motorrin me te cilin u largua ne fshatin Grude.