Policia e Shkodrës ka arrestuar 2 persona pasi iu gjetën 25.4 gram lëndë narkotike Heroinë.
Arrestimi i Denis Shema, 34 vjeç,si dhe Romina M. 26 vjeçe,të dy banues në Shkodër u bë pasi në lagjen “Bahçallek”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi të Denis Shemas,u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 25.4 gram Heroinë.
Gjithashtu policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona cellular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.//sosnews.al
