Në vijim të operacionit “Vjeshtë 2017” policia e Shkodrës njofton se ka sekuestruar 246 m2 pasuri të paluajtshme si dhe tre automjete luksoze në pronësi të Kacjolin Zefit i cili rrezulton të jetë arrestuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.
Në total Zefit iu sekuestruan apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës,ndërtesë 100m2 dhe truall 53 m2 me 15 metra objekt gjithashtu iu sekuestruan dhe tre makinat në pronësi të tij,makina tip “Ferrari” me vlerë rreth 200 mijë euro,makina tip “Porsche” me vlerë rreth 100 mijë euro si dhe makina tip “Peugeot” me vlerë 10 mijë euro.sosnews.al


