Arrestohet në flagrancë nga policia një shpërndarës Kokaine gjatë një operacioni antidroge me metoda speciale të hetimit i koduar
Policia e Shkodrës tregon se gjatë operacionit u arrestua Blerim Harusha, 26 vjeç, banues në lagjen “Ajasem” Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Pedonale” në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 114 doza të tjera të lendës narkotike e dyshuar Kokainë
Policia gjithashtu i sekuestroi ne cilsinë e provës material dhe 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.sosnews.al