Policia e Shkodrës ka vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme.

Pas shkeljes së ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, Policia ka  marrë informacion se në vendin e quajtur Sektor, Velipojë, tre shtetas kryenin gjueti të paligjshme.

Shërbimet e policisë në bashkëpunim me Inspektorët e Drejtorisë së  zonave të mbrojtura, kanë konstatuar këto shtetas, ku dhe ju bë bllokimi i armëve të gjahut, dhe u ndëshkuan me masë administrative.

Shërbimet e policisë edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë punën për zbatimin e ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” dhe  ndëshkimin e tyre me masë administrative.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version