Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjykatë falsifikatorët e prodhimeve ushqimorë dhe inspektorë të AKU-t të cilët akuzohen për prodhim të kundraligjshëm të produkteve ushqimore si dhe shpërdorim detyre.

Prokurori i cili ka ndjekur dosjen, Astrit Halilaj,kërkoi arrest me burg për Gëzim Bala,banues në Shkodër(pronar i“Kampion” shpk) si dhe për Dritan Hoxha,banues në Shkodër(inxhinier merceolog në subjektin “Kampion” shpk) i cili është shpallur në kërkim.
Ndërsa për Elis Bala,banues në Shkodër si dhe për Hydajete Elbasani(merceologe e firmës)prokurori Halilaj ka kërkuar detyrim paraqitje në policinë gjyqësore.
Gjithashtu me arrest me burg prokurori ka kërkuar të dënohen edhe Abdyl Bajraktari me detyrë ish-Inspektor në AKU si dhe Adnand Gradeci me detyrë Inspektor pranë AKU-së Dega Shkodër pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur ka qenë në punë edhe ish-inspektori Bajraktari, në objektin e firmës në pronësi të Gëzim Balës, në zonën industriale, lagje ”Skënderbeg”, ata kanë mbajtur procesverbale të rreme mbi kushtet e ambientit ku prodhoheshin produktet ushqimore.//sosnews.al