Në vijim zbatimin e planit operacional “Vjeshtë 2017” policia e Shkodrës ka bërë të mundur sekuestrimin e aktivitetit të tregtarit Xhavit Kasemi ku përfshihen 2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, Shkodër dhe produkte të prodhimit nga “subjekti privat, që ndodhen brenda godinave së lartëpërmendura.
Gjithashtu iu sekuestrua dhe një magazinë, në përdorim të subjektit privat 300 m2, në lagjen “Liria”, Shkodër.
Tregtarit Kasemi iu sekuestruan dhe 4 automjete në përdorim të një subjekti privat si më poshtë:
Automjeti tip Mercedes Benz me targa AA237OL,Automjeti tip wolksvagen me targa SH6014E,Automjeti tip Ford me targa SH1642E,Automje ti tip Mercedes Benz me targa AA482AN.


