Prej ditës së djeshme vendi është përshirë nga reshje të dendura. Përmbytje të mëdha janë raportuar në zona të ndryshme në vend, ku më problematike situata paraqitet në veri të vendit.
Në qarkun e Shkodrës rreth 20 apo 25 familje janë evakuuar.
Gjithashtu edhe qarku i Lezhës është përballur me përmbytje, ku në Zadrimë dhe Torovicë vijon ende situata problematike.
Në Zadrimë janë rreth 700 hektarë në ujë.

Nga ana tjetër gazetari Senad Nikshi ka pasqyruar situatën aktuale në qarkun e Shkodrës.
“Kemi një urë të bllokuar në fshati Zogaj, prefekti i qarkut dhe përfaqësues të emergjencave civile ndodhen në terren për t’i ardhur në ndihmë banorëve”, raportoi ai.
Ndërsa në terren janë të vendosur makinat zjarrfikëse që bëjnë të mundur tërheqjen e ujit në zonën e ish-Kënetës.