Një makinë është djegur sot në hyrje të Kavajës. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme. Mësohet se shoferi bashkë me një person tjetër kishin ndaluar në një lokal, ndërsa pak minuta më vonë kishin vënë re se nga mjeti po dilte tym.
Pasi kanë shkarkuar mallin nga furgoni, pasi e kishin ngarkuar me bajame, kikirikë dhe produkte të tjera, mjeti është përfshirë nga flakët, ndërkohë që thuajse është shkrumbuar.
Dyshohimet e para të Policisë ishin se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kroskotin e mjetit në pronësi të shtetasit Renato Torollari.
Por ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë me zbulimin e pamjeve filmike të kamerave të igurisë që tregojnë një person i veshur me të zeza i afrohet dhe i vë flakën, momenti kur digjet furgoni në Korçë.
nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet se pranë furgonit që ishte parkuar në afërsi të banesës së Torollarit, një person i veshur me të zeza është afruar duke i vendosur zjarrin.
Ai më pas shihet duke u larguar me një automjet ngjyrë gri.
Sa i përket pronarit të mjetit, ai nuk deklaron të jetë përfshirë në ndonjë konflikt apo problem, por pretendon se zjarrvënia e qëllimshme mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës.
Ndërkaq, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon për të identifikuar personin që shfaqet në video.

