Automjeti i një biznesmeni të njohur në Lezhë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm.

Bëhet fjalë për biznesmenin Ndue Pjetrushi (Noshi) i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve.

Mësohet se ai e kishte parkuar makinën në oborrin e banesës tre katëshe në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës.

Policia ka nisur hetimet, teksa nuk ka ende detaje mbi shkaqet.

Njoftimi nga policia e Lezhës

Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë.

Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version