Zjarri ka përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm tregun Industrial në qytetin e Laçit.
Nga zjarri nuk persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Në këtë treg mësohet se zhvillonin aktivitetin rreth 100 tregtarë, të cilët tashmë nuk kanë asgjë pasi i gjithë malli që ndodhej brenda tregut është djegur plotësisht.
Policia dyshon se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa tregtarët shprehen se ka pasur prej kohësh konflikt mes pronarit të tregut industrial si dhe pronarëve të tokës ku është ndërtuar tregu.
Tre zjarrfikëseve u janë dashur rreth dy orë e 30 minuta për neutralizimin e flakëve. Tregtarët kanë gjetur një bidon benzinë të cilin policia e ka sekuestruar si provë material si dhe është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.//sosnews.al

