Zjarri ka përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm tregun Industrial në qytetin e Laçit.

Nga zjarri nuk persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Në këtë treg mësohet se zhvillonin aktivitetin rreth 100 tregtarë, të cilët tashmë nuk kanë asgjë pasi  i gjithë malli që ndodhej brenda tregut është djegur plotësisht.

Policia dyshon se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa tregtarët shprehen se ka pasur prej kohësh konflikt mes pronarit të tregut industrial si dhe pronarëve të tokës ku është ndërtuar tregu.

Tre zjarrfikëseve u janë dashur rreth dy orë e 30 minuta për neutralizimin e flakëve. Tregtarët kanë gjetur një bidon benzinë të cilin policia e ka sekuestruar si provë material si dhe është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version