Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 16 të qytetit të Durrësit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur në hyrjen e një dyqani që gjendet pranë rrugës “Hysen Myshketa” në qytetin bregdetar.

Burime nga vendngjarja bënë të ditur se drejtuese e makinës ishte një vajzë, e cila ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur në hyrjen e një dyqani që shet rroba.

Në vendngjarje mbërriti patrulla e policisë dhe kreu veprimet e rastit. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të dëmtuar nga kjo ngjarje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version