Policia Rrugore pezulloi 28 patenta gjatë orëve të mbrëmjes në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar,gjysma e tyre janë për shpejtësi tej normave të lejuara ndërsa në disa raste radari regjistroi shpejtësi deri në 176 km/h.
13 leje u pezulluan për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit ndërsa katër persona u arrestuan për shkak se drejtonin makinat në gjendje të dehur, mes tyre dhe një shofere 37-vjeçare.//sosnews.al
