Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit në përfundit të operacionit antidrogë “Bridge” si dhe janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë.
I arrestuari është Bledar Tahiri 39 vjeç nga Shijaku dhe në kërkim janë shpallur E.K. 36 vjeç, E.R. 34 vjeç dhe L.Ç. 39 vjeç.
39-vjeçari Tahiri u kap në flagrancë nga policia ku iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 179 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë e ndarë në 30 doza,një peshore elektronike si dhe një aparat telefoni celuar.
Nga hetimet e policisë rezulton se pjesëtarët e grupit kriminal shpërndanin heroinën në zonën e Shijakut dhe të Durrësit.//sosnews.al
