4 të rinja janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi shpërndanin drogë pranë ambienteve të shkollave.
Të arrestuarit janë Spartak Perpalaj, 21 vjeç, Frans Meta, 19 vjeç, Olsijan Kurtaj, 20 vjeç, dhe B.H., 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Arrestimi I 4 të rinjve u bë në rrugën “Gjergj Legisi”, në afërsi të një shkolle të mesme,pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike të tipit “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.
Gjatë arrestimit të rinjtë kanë hedhur në tokë tre qese farmaceutike me 11.2 gramë me bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, të ndarë në porcione dhe gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version