Policia e Beratit ka arrestuar dy persona pasi bashkëpunonin për të shitur kokainë. Të arrestuarit janë një 42-vjeçar dhe një 22-vjeçar, të identifikuar respektivisht si Sokol Gjeci dhe 22- vjeçari Kledjan Demaj, të cilëve i është sekuestruar dozë e konsiderueshme kokaine dhe para, që sipas policisë janë fitime nga shitja e lëndëve narkotike. Ata u arrestuar nga operacioni i koduar “Ypsilon” nga policia e Beratit, me qëllim kapjen e personave që merren me trafikim të lëndëve narkotike. Kështu, u sekuestruan 85 doza kokainë, 2 makina, 5 celularë dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e kokainës.

NJOFTIMI I PLOTË:

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/12/policia-berat.mp4

Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ypsilon”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Berat, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit. Vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për shitjen e lëndëve narkotike, në doza. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, 2 automjete, aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disamujor, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Beratit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Ypsilon”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: – S. Gj., 42 vjeç dhe K. D., 22 vjeç, të dy banues në Berat. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 85 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 5 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi S. Gj. bashkëpunonte me shtetasin K. D., për shpërndarjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme të Beratit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version