Një 33-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit pas një investigimi 2 mujor,për trafik reoge dhe armëmbajtje pa leje.

Mario Beqiri, 33 vjeç, banues në Lushnje u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet 1 dozë me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjatë kontrollit në banesë ju gjet një sasi tjetër rreth 24 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e lëndës në doza, një armë zjarri pistoletë e markës ECOL Special, një krehër, tre fishekë, një thikë, 110 euro, 400 dollarë si edhe automjeti i markës “Audi A3”.//sosnews.al

