Një granatë e hedhur në oborrin e një banese ka shpërthyer gjatë natës në një fshat të Korçës. Policia bën me dije se në këtë banesë, pronarët e saj kanë ndërruar jetë disa kohë më parë dhe aty nuk jetonte njeri. Blutë kanë nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version