Taulant Konica, 34-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e djegieve të pësuara nga shpërthimi i bombolës së gazit në banesë.

Mësohet se ai kishte pësuar djegie në 75% të trupit dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. I riu mësohet se ka ndërruar jetë në orët e pasdites së sotme në QSUT.

Ai ndodhej bashkë me të atin dhe kunatin në banesë në momentin kur ndodhi shpërthimi. Shkak i shpërthimit të bombolës dyshohet të jetë bërë ndezja e një cigareje brenda në dhomën ku ishte ndezur bombola e gazit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version