Policia ka dhënë informacion në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sanxhak ku persona të paidentifikuar kanë vendosur tritol në banesën e Skënder Likës.
Lënda plasëse është vendosur në verandën e banesës dhe nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në veranden e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

