Demir Cara është personi i cili jeton në banesën që u hodh lënda plasëse pak pas mesnate mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Autori/ët, ende të paidentifikuar, hodhën kallëp me rreth 30 gramë tritol në verandën e banesës që ishte marrë me qira nga 34-vjeçari, Cara.

Për pasojë, nga shpërthimi ka pasur thyerje të xhamave në banesë dhe dëme të tjera, të vogla materiale. Policia po heton për të konflikte të mundshme të Carës apo pronarit të banesës që ai kishte marrë me qira. Forcat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes si dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version