Ekspertë te ISHTI-t dolën ne konkluzionin përfundimtar se shpërthimi në Velipojë ndodhi për shkak të rrjedhjes së gazit ndërsa pronarët e resortit kishin instaluar një cisternë 1000 litërshe jashtë cdo kushti teknik.

Inspektorët mbërritën në vendngjarje menjëherë pas shpërthimit ndërsa pas verifikimeve ata zbuluan cisternën nëntokësore të mbuluar me rërë dhe jashtë të gjitha kushteve teknike poshtë dyshemesë së lokalit.

Sipas raportit përfundimtar resorti privat nuk ka paraqitur kërkesë ne zyrat e ISHTI për regjistrimin e cisternës, duke vënë kështu në shfrytëzim një pajisje të jashtëligjshme. Ndërkohë përfaqësues të ISHTIT i kërkuan dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit kontroll të rasteve problematike, sidomos në zonat e banuara.
Më poshtë foto nga ambientet e brendshme të resortit pas shpërthimit.

 

 

 

 

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version